Maqedoni, alarm për bombë në një miting të LSDM-së të Zoran Zaev

Maqedoni, alarm për bombë në një miting të LSDM-së të Zoran Zaev

89
0
Shares

Alarm për bombë në një miting të LSDM-së të kryeministrit Zoran Zaev në Lindje të Maqedonisë, gjatë një mitingu elektoral për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në Obeleshevë, një zonë e Maqedonisë lindore, ku ka ende bazat e forta VRMO-ja e Gruevskit. mësohet se kërcënimi është lëshuar nga një 44 vjeçar me iniciale T.J. nga Obelesheva, i cili ka thënë se do të hedhë bombë dhe do të ndalonte tubimin e partisë në pushtet, LSDM-së. Sipas dëshmitarëve, T.J, ka paralajmëruar se do hidhte bombën gjatë fjalimit të kandidatit të LSDM për kryetar komune.
Ndërkohë, policia përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar se ka bërë të mundur shoqërimin e personit që kanosi dhe e ka marrë në pyetje atë. Ai më pas është lënë i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY