VIDEO & FOTO GALERI/ Itali, goditet banda mafioze, policia kap mat shqiptarët...

VIDEO & FOTO GALERI/ Itali, goditet banda mafioze, policia kap mat shqiptarët duke ngrënë

198
0
Shares

Një sasi e madhe droge është kapur në Itali, e cila vinte nga Spanja. Operacioni është kryen në Ferrara, dhe vlera e drogës në treg do të arrinte vlerën e 1 milion euro, shkruan estense.com.
Gjithsej është sekuestruar një sasi prej më shumë se një ton mariuanë.
Ky aksion u ndërmor nga Ekipi Shtetëror i Policisë Mobile, i koordinuar nga menaxheri Andrea Crucianelli, i cili për disa javë kishte për të punuar për operacionin “Cargo”. Që nga fillimi i tetorit ata kishin informacion lidhur më këtë sasi droge e cila pre tij të vinte në Itali.
Për 20 ditë policia ka monitoruar lëvizjet e grupit, deri kur ata u kapën në mesnatën e ditës së dielë.
Një automjet i rëndë që mbante kuti frutash si, mandarina, portokall dhe shegë, brenda kishte dhe tetë pako të mbyllura me 110 kilogram marihuanë. Mjeti drejtohej nga një shofer spanjoll i identifikuar si Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.
Ai do të pritej nga tre shqiptarë në Itali të cilët janë: Vital Meco, 43-vjeç, banor në Cento; Tonin Bibaj (33 vjeç) dhe Alfred Gjoka (36 vjeç, ku në shtëpinë e tij u gjet edhe 70 gram hashash), banor në provincën e Savona (Alassio dhe Andora).
Shqiptarët menjëherë më të parë kamionin kanë shkuar pranë tij dhe kanë marrë drogën duke i future ne xhepin e xhaketës shoferit një shumë parsh prej 13.500 euro, pagesa për transportin e drogës nga Spanja në Ferrara.
E ndërsa policia ishte ende në pritje, dhe po shikonte lëvizjet e anëtarëve të bandës të cilët me të marrë drogën u ulën diku dhe po hanin shegë pasi i kishin marrë nga kamioni.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë dhe policia ku ka bërë të mundur arrestimin e trafikantëve.
Gjithsej në pranga të policisë kanë rënë 5 persona. Shoferi, tre shqiptarët si dhe menaxheri i identifikuar si Andrea Crucianelli. Tashmë autoritet italiane do të japin dhe masën e dënimit për anëtarët e kësaj bande.

Maxi sequestro di droga in #Gad. Il video della Polizia di Stato dell'operazione della squadra mobile di #Ferrara

Publié par Estense.com sur mardi 24 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY