Sarandë, një kabull elektrik po rrezikon jetën e banorëve

Sarandë, një kabull elektrik po rrezikon jetën e banorëve

216
0
Shares

Një kabull elektrik po u rrezikon jetën banorëve. Ngjarja po ndodh ne një pallat në Sarandë. Raportohet se banorët e pallatit në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë thonë se çdo ditë ka shkëndi zjarri si pasojë e ngarkesave që mund të ketë në rrjetë. Njëri nga banorët, Thimio Thoma ka bërë kërkesë tek OSHEE për të marra masa në lidhje me këtë problem, por deri tani askush nuk ka shkuar për ta parë si rast.

“Kablli është në dy pozicione i zhveshur dhe jam ankuar për këtë problem dy tri herë dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Siç po e shikoni kjo është një situatë shqetësusese për mua, për familjen time dhe për të gjithë pallatin. Tani vjen periudha e dimrit  dhe ndodhin shkarkesa elektrike  dhe siç po e shikoni se këtu ndodhet një gjendje shumë e vështirë”-tha ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY