Arrestohet ish-kandidati për deputet, dyshohet të ketë vrarë zyrtarë të lartë

Arrestohet ish-kandidati për deputet, dyshohet të ketë vrarë zyrtarë të lartë

420
0
Shares

I dyshuari i Prokurorisë Speciale të Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, ka provuar të ikë dje nga Kosova. Ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, eshte kapur në Durrës, nga policia kufitare shqiptare, e cila mësohet se ka kërkuar prej autoriteteve kosovare ndihmë për konfirmimin e identitetit të tij. Ramabaja, nga burime brenda policisë, kishte provuar që të udhëtonte me traget për në Itali. Ai ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, që këtë të hënë, më 9 tetor, në orën 10:00, të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtejshme lidhur me rastin”.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia shqiptare.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare. Bashkë me disa figura të tjera të Vetëvendosjes, që kryesisht që kanë jetuar më parë në Zvicër, Ramabaja dyshohet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit” dhe sulmuesin e Azem Vllasit, Murat Jasharin, në përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

sadri1-

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY