Çarmatoset Gent Ndërjaku, do të paguajë dhe gjobë

Çarmatoset Gent Ndërjaku, do të paguajë dhe gjobë

913
0
Shares

Policia e Durrësit pritet të kërkojë revokimin e autorizimit për pajisje me armë me leje të shtetasit Genti Nderjaku, madje do të paguajë masën administrative gjobë deri në 5 milionë lekë të vjetra ndaj tregtarit të makinave. Nderjaku u kap me armë në brez në qendër të Durrësit, nën shoqërinë e shtetasit Marjel Fierza, që njihet si person me precedentë penalë dhe si lidhje e ngushte e Lulzim Berishës dhe Plarend Dervishajt.
Nderjaku pretendoi se armën e kishte me leje, të miratuar nga vetë Policia e Shtetit. Por duket se ko armë nuk do i kthehet më këtij personi. Sipas një burimi të afërt, Ndërjaku ka shkelur rregulloren për mbajtjen e armëve me leje, si dhe ligjin përkatës, pasi ai ishte autorizuar të mbante armën me leje, në ambientet e shtëpisë së banimit ose pranë biznesit së tij, por jo që të dilte në qytet apo të frekuentonte ambiente publike, duke mbajtur me vete dhe armën.
Policia ka nisur dhe praktikën për t’i hequr autorizimin e mbajtjes me lejë të armës, për shtetasin Genti Nderjaku. Veç heqjes së armës, pritet që ky i fundit të gjobitet me 5 milionë lekë të vjetra, për shkak se ka thyer kriteret për mbajtjen e armës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY