Ishte nisur për në Itali, kapet skafi me drogë, 3 shqiptarë nën...

Ishte nisur për në Itali, kapet skafi me drogë, 3 shqiptarë nën arrest

151
0
Shares

Gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane është finalizuar në afërsi të Otrantos janë sekuestruar 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në bord të gomones u arrestuan 3 skafistë shqiptarë. Policia Kufitare Greke  ka njoftuar Policinë e Shtetit  për një gomone që dyshohej se po trafikonte  lëndë narkotike nga Greqia për në Itali. Policia e Kufirit të D.P.V Vlorë ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia. Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det  dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit. Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të  mundur që  në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë  mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:

L.B, 38 vjec,  H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.

Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones  712 kg lëndë narkotike  Cannabis Sativa. Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY