Burri e goditi me thikë, flet vëllai i Liljana Hatillarit: Na ndodhi,...

Burri e goditi me thikë, flet vëllai i Liljana Hatillarit: Na ndodhi, ç’të bëjmë

87
0
Shares

Një dite më parë mbeti e plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj. Sot ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vëllai i Liljana Hatillarit, gruas që mbeti e plagosur rëndë nga bashkëshorti një ditë më parë, pas një sherri në familje, ka pohuar se brenda familjes ka pasur probleme, ndërsa nuk ka hedhur poshtë edhe mundësinë që çifti ishte drejt divorcit.

“Nuk mund të flasim dot. Çdo familje ka debate. Na ndodhi, çfarë do bëjmë. Tani motra është jashtë rrezikut”,- ka thënë vëllai ai.

Shefit Hatillari, 56 vjeç, një ditë më parë, në grindje e sipër, goditi me thikë bashkëshorten e tij Liljanën. Fqinjë të familjes treguan se çifti prej disa kohësh kishte probleme, kjo pasi Shefiti ishte edhe konsumues alkooli, çka mendohet se mund të ketë agravuar situatën mes çiftit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY