“Largo Xhafën dhe Ruçin, shkarko Sejdinin dhe publiko emrat e kërkuar nga...

“Largo Xhafën dhe Ruçin, shkarko Sejdinin dhe publiko emrat e kërkuar nga INTERPOL”

192
0
Shares

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ne fjalën e tij te mbajtur ne foltoren e Kuvendit ka theksuar disa gjera qe janë te domosdoshme dhe që duhet të bëhen nga Kryeministri Rama me qëllim luftimin e krimit. Basha ka komentuar dhe ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku shtoi se kompania e gruas së kryebashkiakut po hetohet për trafik droge.

Fjala e Bashës

Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetoje e t’i përgjojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë fare. Ku e gjen kurajën një grup banditësh të sulmojnë policinë, cfarë i bën policët që megjithëse u rrezikohet jeta nuk guxojnë të hetojnë banditin, por ulin kokën në heshtje? Përgjigjen e kësaj pyetje e dini të gjithë. Si shpjegohet që brenda 4 viteve jo më shumë, Shqipëria u kthye nga vendi i sigurtë, ku qytetarët fituan të drejtën të udhëtonin lirshëm pa viza, në vendin që prodhon rrezik për vendet anëtare të BE. Sot po diksutojmë marrëveshjen e ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, dua ta paralajmëroj fare qartë sot këtu, kjo marrëveshje do mbetet një copë letër për sa kohë Rama do jetë kryeministër, se Rama nuk ka asnjë problem me krimin dhe kriminelët, ndaj i futi në politikë, s’ka asnjë problem me drogën ndaj e ktheu Shqipërinë në parajsë të drogës, në 4 vjet ekonomia e Shqipërisë u kthye në ekonomi të dobët, asnjë investim i ri, asnjë vendi i ri pune. Kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit. Interpoli e shpalli prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Interpoli dhe DASH e përcaktuan si korridor kryesor të heroinës. Tani që gjithë Shqipëria dhe Evropa janë alarmuar, kryeministri po përpiqet të ndezë ndjesi antievropiane mes shqiptarëve duke u thënë se evropianët janë rracistë dhe si duan shqiptarët. Streha e fundit maskarallëkut është pseudopatriotizmi, kjo është streha më e fundit ku është strehuar Rama. Ka dy arsye pse krimi shqitpar ka lulëzuar në Shqipëri dhe Evropë këto 4 vite, 1- lejimi i qëllimshëm i kultivimit të drogës në Shqipëri. Të kërkoj ty sot Edi Rama ta nisësh luftën kundër krimit duke marrë disa masa të thjeshta, por qe kane domethenie te madhe. Largo Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafën, kërko menjëherë shakrimin e Qazim Sejdinit. Bëj publike listën e gjithë personave në administratëe që kërkohen nga INTERPOL dhe kërko arrestimin e tyre. Por këto ti nuk do ti bësh dhe as nuk ke ndërmend ti bësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY