Rrëfehet shqiptari që u bë heroi i ditës në Itali: Si i...

Rrëfehet shqiptari që u bë heroi i ditës në Itali: Si i shpëtova 4 të rinjtë nga vdekja

192
0
Shares

Dy makina jane perplasur dhe njera prej tyre mori flake. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën e San Martino di Trecate. Nje shqiptar u be hero i dites pasi u ka shpëtuar jetën 4 të rinjve, kur makina e tyre shpërtheu në flakë pas aksidentit të rëndë. Mediat italiane raportojnë se të rinjtë shpëtuan falë veprimit të shpejtë të një shqiptari, të cilit i përmendet vetëm emri, Zabit. Ai pa makinën pas aksidentit të rëndë e cila ishte në flakë dhe u fut me shpejtësi të shihte a kishte njerëz brenda. Aty kishte shumë njerëz, por shumica vetëm filmonin dhe asnjë nuk ndërhyri të ndihmonte. Zabiti ka treguar se ishte aty rastësisht, por nuk mundi vetëm të shikonte.

“Pashë makinën në flakë, brenda ishin 4 të rinj, dukeshin të tronditur, ndoshta edhe nën efektin e tymit të flakëve. I tërhoqa jashtë, ishte gjëja e vetme që më erdhi ndër mend”- thotë ai.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi në mëngjes dhe në të u përfshinë dy makina, një Peugeot, makina që mori flakë dhe një Fiat Punto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY