DOKUMENTET/ Sa njerëz punojnë çdo ditë për Kryeministrin Rama

DOKUMENTET/ Sa njerëz punojnë çdo ditë për Kryeministrin Rama

183
0
Shares

Kryeministri Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të shkrijë shumë institucione në mënyrë që të ulë disi shpenzimet publike. Por është e pabesueshme se sa njerëz ka punësuar Rama vetëm në godinën e Kryeministrisë. Civitas.al ka arritur të sigurojë aktin normativ të qeverisë për disa ndryshime në buxhetin për vitin 2017 në të cilin janë zbardhur edhe numri i punonjësve në çdo institucion shtetëror. Kështu sipas tabelës së mëposhtme ju do të shihni se në kryeministri punojnë në total 1292 persona. Ndër këta 646 punojnë në Kryeministri, ndërsa vetëm aparati i ngushtë i kryeministrit, pra kabineti i tij ka të punësuar 244 punonjës. Pjesa tjetër e punonjësve janë të punësuar në agjencitë e varësisë si, Agjensia Komëtare e Certifikimit Elektronik, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti shtetëror gjeohapsinor; Departamenti i Administratës publike; Shkolla shqiptare e administratës publike si dhe Agjensia e ofrimit të shërbimeve publike. Të gjitha këto nën varësinë e kryeministrit. Ndërkaq Kuvendi i Shqipërisë ka gjithsej 405 punonjës duke përfshirë edhe 140 deputetët. Ndërsa institucioni i Presidencës ka gjithsej 76 punonjës. Përsa i përket ministrive dhe institucioneve të tjera, shikoni tabelën./civitas.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY