Fotot e Enver Hoxhës në Pezë, reagon nënkryetari i PD: Provokimet brutale...

Fotot e Enver Hoxhës në Pezë, reagon nënkryetari i PD: Provokimet brutale të Ramës

111
0
Shares

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje e shfaqjen e fotove të Enver Hoxhës mesditën e sotme në Pezë. Sipas tij, këto janë provokime të turpshme të Kryeministrit. 

Deklarata e plote

Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor! E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!
Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY