Deklarata e Ramës pas takimit me shefat e NATO, Basha: Mos jep...

Deklarata e Ramës pas takimit me shefat e NATO, Basha: Mos jep mend, por paguaj detyrimet që ka Shqipëria

100
0
Shares

Kreu i PD ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pasi foli sot në takimin e shefave të NATO-s dhe tha se zgjerimi është rruga më e mirë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë. Lulzim Basha shorehet se para se Rama të japë mend, duhet të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY