Memaliaj dhe Libohovë, policia gjen drogë dhe armë në shtëpitë e braktisura

Memaliaj dhe Libohovë, policia gjen drogë dhe armë në shtëpitë e braktisura

105
0
Shares

Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe armë në shtëpitë e braktisura në Memaliaj dhe Libohovë. Gjatë operacionit të koduar “Koshtan”, në fshatin Koshtan të Memaliajt, policia ka gjetur 75 kilogramë kanabis sativa, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkaq është arrestuar Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga policia u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike kanabis sativa. Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY