Tiranë, kanos me thikë punëtorin dhe vjedh paratë në kazino

Tiranë, kanos me thikë punëtorin dhe vjedh paratë në kazino

85
0
Shares

Nje kazino ka rene pre e një grabitjeje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Një person ende i paidentifikuar ka kërcënuar me thikë, punonjësin e kazinosë dhe ka rrëmbyer një sasi parash. Por, vetëm pas pak orësh, ai është zbuluar dhe arrestuar me paratë në xhep. Ai quhet Drilon Niko.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, arrestuan shtetasin Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, ky shtetas nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY