Zbulohen videot intime me të mitur të burrit të politikanes së njohur

Zbulohen videot intime me të mitur të burrit të politikanes së njohur

94
0
Shares

Pas dënimit me burg të bashkëshortit të saj, politikanja e njohur ka dhënë një deklaratë tronditëse për mediat.  Rachel Carling, anëtare e parlamentit të shtetit të Viktorias, ka bërë një zbulim të tmerrshëm një vit më parë, duke gjetur në shtëpinë e saj një koleksion videosh pornografike me të mitur, të cilat ishin mbledhur nga burri i saj. Ajo tha se pas këtij zbulimi është larguar menjëherë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më kurrë, duke kërkuar edhe divorcin prej tij. Edhe pse me shumë vështirësi për firmosjen e letrave nga i shoqi, ajo pas një viti ka mundur të ndahet. Ndërkohë në deklaratën e saj ajo është shprehur se nuk kishte folur më parë pasi nuk donte që të kishte asnjë ndikim në vendimin e Gjykatës.

“Jam shumë e tronditur nga gjithë ky zbulim. Kurrë nuk e kisha kuptuar që im shoq kishte varësi nga pornografia e sidomos me të mitur. Ai kurrë nuk kishte shfaqur shenja pedofilie. Ka qenë një bashkëshort dhe baba i mirë për djalin tonë, por ky zbulim është shumë i rëndë” është shprehur ndër të tjera ajo.BBC

 

Rachel Carling

Rachel Carling

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY