FOTO/ Peqin, donte të digjte disa ferra por shkrumboi një gomisteri

FOTO/ Peqin, donte të digjte disa ferra por shkrumboi një gomisteri

255
0
Shares

Një gomisteri është djegur krejtësisht. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Peqinit. Sipas burimeve të policisë biznesi u dogj nga pakujdesia e një banori të zonës, i cili u vuri zjarrin ferrave në tokën e tij. Ai i ka vënë zjarrin tokës së tij, por flakët u përhapën dhe në gomisterinë që ishte pranë, pronë e shtetasit B.T., 40 vjeç. Si pasojë, u dogjën disa goma të amortizuara dhe pajisje si gjeneratori , transformatori dhe pompa  e lavazhit. Policia njoftoi se po proçedon penalisht në gjendje të lirë 55-vjeçarin H.D. nga fshati Karinë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY