FOTO GALERI/ Mediat italiane përgënjeshtrojnë Policinë shqiptare: Jahti me 4 ton drogë...

FOTO GALERI/ Mediat italiane përgënjeshtrojnë Policinë shqiptare: Jahti me 4 ton drogë erdhi nga Shqipëria

332
0
Shares

Një sasi prej 3 ton e 992 kilogramë marijuana është sekuestruar në një jaht në orët e para të mëngjesit. Droga ishte paketuar në 185 pako, ndërsa sipas policisë jahti ishte me flamur të SHBA (Delaëare).
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e Guardia di Fianza dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
“Në ekuipazhin e jahtit u arrestuan tre shtetas shqiptarë F. M., E. V., dhe E. M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit mëngjesin e sotëm. Të arrestuarit janë të moshave 54, 28 e 26 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se jahti ishte nisur nga Shqipëria, por Policia e Shtetit thotë se” hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare”, duke mos dhënë informacione të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor.
Policia e Shtetit thotë se po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Njoftimi i plotë i Policisë shqiptare

Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane.
Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaëare)
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.
F. M., E. V., dhe E. M.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.
Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.
Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY