EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

89
0
Shares

Gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Asamblenë e PS, Rama është shprehur se grupi parlamentar do të jetë në shërbim të plotë ndaj qytetarëve dhe besnik ndaj tyre. Ai ka paralajmëruar shkrirjen e shumë bordeve drejtuesish të strukturave që sipas Ramës, funksioni i tyre ka vdekur me kohë. Sipas Kryeministrit Rama, synimi është që Shqipëria të jetë një shtet me më pak drejtorë dhe me më shumë punonjës. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në Asamblenë e PS-së se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i Kuvendit të ri.

“Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”,  tha Rama.

ImageKjo tabelë, ku ka emrat e Enver Hoxhes, Ramiz Alise dhe të Gramoz Rucit është prezantuar nga Edi Rama në maj si shenje mos harrese e atyre që kanë gjakosur qytetaret e këtij vendi për bindje politike. Por, emrin që shikoni në fund të tabelës, sot, Edi Rama e ka prezantuar për kryetarin e ri te Kuvendit. As më shumë e as më pak, të tretin në hierarkinë e shtetit shqiptar.

Më tej Kryeministri na bën të ditur se Kreu i Grupit Parlamentar do të jetë Taulant Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY