EMRI/ Vlorë, 100 kg drogë në makinë, arrestohet 26 vjeçari

EMRI/ Vlorë, 100 kg drogë në makinë, arrestohet 26 vjeçari

85
0
Shares
Vijojnë operacionet në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike !
Policia finalizon një tjetër operacion antidroge, të koduar “SHIGJETAT” !
Sekuestrohen 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike !
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar ”Shigjetat” është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.
Operacioni u finalizua në  aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva,  me peshë totale 102 kg e 500 gram.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283/1  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY