FOTO/ Sot, 107 vjetori i shqiptares më të famshme në botë

FOTO/ Sot, 107 vjetori i shqiptares më të famshme në botë

147
0
Shares

Si sot 107 vite më parë në një familje shqiptare në Shkup do të lindte fëmija që do të bëhej më vonë shqiptarja më e njohur në botë, e cila do të nderohej edhe me dhjetëra çmime. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e shenjte nga Vatikani. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002:

“Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY