Pas lënies së Presidencës, Bujar Nishani rikthehet në PD

Ndaje

Pas lënies së Presidencës dhe zëvendësimin e tij me Ilir Metën, Bujar Nishani rikthehet në Partinë Demokratike.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Nishani u shpreh se i është mirënjohës vendit dhe qytetarëve për investimin ndaj tij dhe se ka ardhur koha për shpërblimin.
“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim, që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi. Në kulturën time politike dhe civile nuk është e domosdoshme të kesh poste dhe ofiqe që të shërbesh dhe kontribuosh. Mjafton të kesh dëshirën, vullnetin e forcën shpirtërore dhe bëhesh i vlefshëm”, deklaron Nishani.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje