Bilanci i minierave në 6-muaj, ja sa para mori buxheti nga 350...

Bilanci i minierave në 6-muaj, ja sa para mori buxheti nga 350 mijë ton krom

267
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) publikoi të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e sektorit minerar në vend.
Prodhimi i kromit kaloi 350 mijë ton ndërkohë që renta minerare që buxheti përfitoi nga aktiviteti në sektorin e minerar metalor ishte 382 mijë dollarë ndërsa nga ai jometalor në formën e rentës janë paguar 123 mijë dollarë.

Lejet aktive
Këshilli Teknik i AKBN ka vendosur që të marrë një seri masash administrative me propozim të Ministrit të Energjisë, të lidhura këto me mospagesën e garancisë, mosparaqitjen e planeve të investmit apo problematika të tjera të ngjashme.
Aktualisht janë aktive 630 leje minerare dhënë subjekteve private nga të cilat 312 leje janë në grupin e mineraleve metalore. Janë 13 leje bakër, 258 leje kromi, 6 leje sterile kromi, 30 leje hekur-nikel dhe nikel- silikat, 1 leje boksite, 1 leje magnez, 1 leje skorje Fe-Cr dhe nikel- sulfur & krom 1 leje minerare. Në këtë sektor janë të punësuar 4242 persona nga të cilët 3269 persona me sigurim jete.

Masat në sektorin metalor
Janë 19 subjekte që janë propozuar për revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës.
Po kështu 18 subjekte të tjera janë propozuar për pezullimin e lejes minerare pasi nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar per miratimin e projekt programit.
Masë Administrative në nivelin 250 mijë lekë është aplikuar për 22 subjekte se nuk kanë sjellë fare projekt program vjetor.

Sekori jometalor
Në 6 muajt e parë të 2017 në sektorin jometalor është bërë kryermatja faktike dhe dixhitalizimi i të gjitha karrierave në vend. Për të paktën 51 subjekte është propozuar revokim leje pasi nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit Janë dërguar për pezullim 16 subjekte të tjera minerare. Ndërkohë që 12 subjekte janë njoftuar për planin e mblljes dhe rehabilitimit. Sipas të dhënave zyrtare në sektorin minerar jometalor janë të punësuar 1478 punëtorë dhe prodhimi për pjesën e parë të vitit regjistroi shifrën 2.3 milion metër/kub. Të ardhurat nga shitja në këtë sektor për kompanitë operuese kanë shënuar nivelin 16.8 milionë dollarë nga të cilat 126 mijë kanë shkuar si pagesë për rentën minerare./monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY