VIDEO/ Durrës, turizëm “alla shqiptar”, pronarët e shtëpive sherr me grushte për...

VIDEO/ Durrës, turizëm “alla shqiptar”, pronarët e shtëpive sherr me grushte për të kapur klientin nga Kosova

91
0
Shares

Dy banorë të zonës së plazhit në Durrës janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Njëri prej burrave ka qëlluar me grusht në fytyrë tjetrin, ndërsa shkak është bërë konkurrenca midis tyre për të marrë një pushues në një banesë me qira.
Njëri prej banorëve ka ofruar 8 euro qira në natë, ndërsa tjetri i kishte thënë 10 euro në natë, duke bërë që pushuesi kosovar të shkojë tek banesa me e lirë.
Dy banorët kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe menjëherë ka ndërhyrë policia e rendit e cila ishte në plazhin e Durrësit, duke bërë shoqërimin e tyre për në komisariatin e Durrësit.
Midis banorëve të plazhit ka një konkurrencë të ashpër për të strehuar pushuesit nga Kosova, të cilët këtë vit janë të paktë në numër, duke bërë që çmimet e banesave të bien në minimum gjatë këtij sezoni veror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY