Blerjet on-line, malazezi vjedh 37-vjeçarin nga Tirana

Blerjet on-line, malazezi vjedh 37-vjeçarin nga Tirana

49
0
Shares

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka referuar materialet hetimore në Prokurori për një shtetas nga Mali i Zi, pasi dyshohet se përmes mashtrimeve kompjuterike ka përfituar shuma të caktuar parash.
Bëhet fjalë për një denoncim të bërë nga një 37-vjeçar me iniciale E. Ç, nga Tirana, i cili ka tentuar për të bërë një blerje on-line, por paratë e tij kanë përfunduar në një llogari bankare në Mal të Zi.

 

Njoftimi i Policisë

Më datë 24. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. Gj., vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar një sasi eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e Zi, të destinuara për një blerje on-line, nga ana e shtetasit E. Ç., vjeç 37, banues në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY