Itali, shkon për të bërë pushime, deti i merr jetën fëmijës shqiptar

Itali, shkon për të bërë pushime, deti i merr jetën fëmijës shqiptar

139
0
Shares

Një djalë 6 vjeçar ka humbur jetën duke u larë në det.
Ngjarja ndodhi në afërsi të urës së drunjtë në molin jugor të plazhit të Rosetos, në Itali.
Mediat lokale italiane informojnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur vogëlushi me emrin Elidon Bufi sapo kishte hyrë të lahej në det.
Vogëlushi po kalonte një ditë pushimi në det së bashku me nënën e vëllain e tij, me origjinë shqiptare.
Rezultuan të pashpresa tentativat e plazhistëve për t’i shpëtuar jetën si dhe ndërhyrja me helikopter e ardhur nga strukturat mjekësore të qytetit të Peskarës.
Kapiteneria e portit po heton mbi zbardhjen e dinamikës së kësaj tragjedie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY