Korçë, 4 adoleshentët bastisin shtëpinë e 51 vjeçares, kapen mat

Korçë, 4 adoleshentët bastisin shtëpinë e 51 vjeçares, kapen mat

110
0
Shares

Katër shtetas në bashkëpunim mes tyre, vjedhin një sasi lekësh brenda një banese.
Policia ka arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, si edhe procedon penalisht
në gjendje të lirë, tre të tjerët.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin
në flagrancë të shtetasit Eglintiano Shkëmbi, 19 vjeç, banues në Maliq.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• B.H, 15 vjeç,
• Xh.M, 16 vjeç, banues në fshatin Drithas si edhe
• N.Z, 16 vjeç, banues në Libonik.
Më datë 16.06.2017, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases A.M, 51 vjeçe, banuese në Libonik.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, kryer në
bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY