Sali Berisha tregon se sa e ndihmoi Shqipërinë Helmut Kohl

Sali Berisha tregon se sa e ndihmoi Shqipërinë Helmut Kohl

83
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka rrëfyer sot për lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë e Kohl dhe takimet e tij me të. Një ditë pas humbjes së tij, Berisha duket se ndjen fort largimin e një prej miqve të mirë të Shqipërisë.

“Te dashur miq, sot mbylli syte pergjithmone Helmut Kohl, kancelari me i madh gjerman i te gjitha koherave, njeri prej gjigandeve te politikes se Pasluftes se Dyte Boterore, arkitekti gjenial i renies se murit te Berlinit dhe bashkimit paqesor te Gjermanise dhe kombit te madh gjerman.

Me kete akt historik, te guximshem dhe vizionar, Kohl, lirise dhe demokracise ne vendin e tij por dhe ne Europe dhe ne bote, i dha nje dimension te ri qe nuk e kishin njohur kurre me pare. Pas bashkimit te vendit te tij, Helmut Kohl udhehoqi me sukses te plote shnderrimin e Gjermanise se Bashkuar ne vendin udheheqes, lokomotive te paqes, prosperitetit, integrimit te Bashkimit Europian.

Kancelari Kohl ishte gjithashtu nje mik i madh dhe mbeshtetes kryesor ne Europe i popujve te vendeve ish komuniste, perpjekjeve te tyre per ndertimin e demokracise dhe ekonomise se tregut. Ai ishte kancelari me bujar dhe zemermadh ne historine e kombit gjerman. Pervec miliarda marka qe ai dhe qeveria e tij iu dhane si ndihme ne marredheniet bilaterale vendeve ishkomuniste, Gjermania e udhehequr prej tij kontribonte me 36% te te gjithe ndihmes te Bashkimit Europian per keto vende.

Une kam patur fatin ta takoj Kancelarin Kohl ne Bon ne vitin e pare te karrieres time politike ne Samitin e OSBE si lider opozite, dhe me vone, pas zgjedhjes president i vendit e kam takuar disa here ne samite nderkombetare si dhe jam pritur prej tij ne viziten time zyrtare ne Bon i ftuar nga presidenti i atehershem i Gjermanise, Roman Herzog.

Sikunder, Partia Demokratike ka patur dhe ka ne partine e Helmut Kohl, Bashkimin Kristian Demokrat- “CDU”, mbeshtetesin e saj kryesor e me te rendesishem.

Une dhe mbare shqiptaret i mbetemi perjete mirenjohes Kancelarit Kohl dhe Gjermanise per ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene Shqiperise, me e madhe per fryme se e çdo kombi tjeter, dhe qe shtrihet ne qindra projekte te suksesshme ne te gjitha fushat dhe ne te kater anet e vendit.

Por dua gjithashtu me mirenjohje te madhe ndaj tij tu rikujtoj shqiptareve se nderhyrja e Helmut Kohl ishte vendimtare ne zgjidhjen e borxhit prej 500 milione dollaresh te Shqiperise ndaj bankave private qe trasheguam nga rregjimi i kaluar.

Me kete rast, shpreh ngushellimin tim me te thelle familjes se te ndjerit, ish kancelarit Helmut Kohl, miqve tane ne CDU dhe autoriteteve gjermane dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e ameshuar! Sb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY