Histori mesazhesh mes Elisa Spiropalit dhe Luan Ramës, zbulohet cfarë i shkruajnë...

Histori mesazhesh mes Elisa Spiropalit dhe Luan Ramës, zbulohet cfarë i shkruajnë njëri tjetrit

90
0
Shares

Elisa Spiropali që kandidon në Korcë për PS ka replikuar me Luan Ramën e LSI-së sot pasdite. Të dy kanë shkëmbyer mesazh të cilat edhe pse janë të mbushura me inat dhe moskuptim, mes rreshtave mund të dallosh se të dy po polemizojnë pa dëshirë. Për më shumë Elisa i shkruan edhe një poezi Ramës së LSI-së.

Replikat janë konsumuar në rrjetet sociale në fare pak orë.

Statusi i Spiropalit:

Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vërtetë e pa(pa)rë kjo forcë që s’ka limit në paparësinë e saj dhe Luani e mishëron atë me të gjithë maçokërinë e tij, sa herë shfaqet për t’i vënë pikat mbi “i”🐱

 

Sa thotë njeriu me këta, po mirë si ka mundësi, bum të habisin me një tjetër çudi dhe pa fjalë të lenë me të tyren pafytyrësi. Nuk e di si i bëhet vërtet me këta të pa(pa)rë, që edhe priftin edhe hoxhën i bëjnë me barrë, kur u preket një fije a gram lënda e parë. Po një gjë e di me siguri, që veç populli mund ta bëjë atë mrekulli, që forca e pa(pa)rë te shkojë ne shtëpi, po jo me jo, aman jo në qeveri.

Luanit s’kam ç’i them, thotë ç’i thonë, ata që janë helm, ku e kanë gjithë populli e di, dhashtë Zoti t’u japë mësimin e tij👊

Statusi i Luan Rames:

Elisa Spiropali ka reaguar ndaj meje pas një urimi që unë ju bëra si njëri prej themeluesve te PSSH-së, të gjithë themeluesve të Partisë Socialiste, atyre që 26 vjet më parë krijuan kështjellën e vlerave të solidaritetit dhe humanizmit. Por meqë zonja Spiropali tjetër gjë më shkruan kur komunikojmë miqësisht e tjetër gjë kur më shkruan “politikisht”, po publikoj vetëm statusin e saj, dhe jo çfarë më shkruan mua. Sepse nuk dua e nuk mund të abuzoj me privatësinë e komunikimit miqësor mes nesh.

Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vë…

Posted by Elisa Spiropali on 12.06.2017

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY