Plani “Berlin Plus”, Gjermania po vizaton një Ballkan tjetër

Plani “Berlin Plus”, Gjermania po vizaton një Ballkan tjetër

63
0
Shares

Nga: Saimir Lleshi

Gjermania ka përgatitur një program të veçantë për Ballkanin Perëndimor, si kompensim për pritjen e gjatë të vendeve të rajonit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”.

Duke cituar burime diplomatike, gazeta raporton se Berlini ka përgatitur planin “min-Marshall” për Ballkanin, i cili gjatë viteve të ardhshme do të nxisë zhvillimin e ekonomisë së vendeve të rajonit.

Propozimi do të jetë së shpejti në tryezën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili pritet ta miratojë dhe të krijojë një fond të posaçëm për vendet e Ballkanit.

Plani i lartpërmendur quhet “Berlin Plus”, por paratë për zbatimin e tij duhet të vijnë mes të tjerash nga Zona Ekonomike Evropiane, që përbëhet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, Shoqata e Tregtisë (EFTA), ku Zvicra është gjithashtu anëtare.

Ende nuk dihet shifra e investimet, pasi nuk është organizuar fushata e donatorëve, por, për shkak të vëllimit të projekteve, “ato duhet të jenë me siguri të rëndësishme”, shkruan gazeta.

“Ideja është që brenda pak vitesh, të krijojnë një zonë ekonomike tërheqëse jashtë rajonit tonë”, thuhet në artikull. Fondet gjithashtu mund të përdoren, ndër të tjera, për krijimin e kompanive të reja.

“Vecernje Novosti” shkruan se një nga qëllimet është të rrjetëzojë Ballkanin Perëndimor me infrastrukturë të tillë si autostradat që do të lidhin Serbinë me Bosnje Hercegovinën dhe Beogradin me Tiranën, nëpërmjet Prishtinës.

Bashkimi Evropian në këtë mënyrë do të “sigurojë punëtorë të kualifikuar dhe një rajon të përgatitur teknologjikisht, ndërsa qëllimi është që, duke rritur standardin e Ballkanit Perëndimor, ta sjellë atë më pranë partnerëve evropianë”.

Një tjetër synim është që në këtë mënyrë të “kalojë” periudha e pasigurt e viteve të ardhshme me të cilat po përballet BE-ja, ku për pasojë nuk do të ketë zgjerim.

Një arsye e fortë për të aktivizuar “Berlin plus” është gjithashtu për të ulur tensionet në rajon, thotë e përditshmja.

Për Gjermaninë, Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për sigurinë. Mundësia për të bërë diçka më konkrete në lidhje me planin “Berlin Plus” do të paraqitet në mes të korrikut, kur samiti i rregullt vjetor kushtuar Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Trieste të Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY