MATURA/ Testi, ja përgjigjet e sakta

MATURA/ Testi, ja përgjigjet e sakta

505
0
Shares

Publikohet çelësi i përgjigjeve të sakta për provimin e parë të Maturës Shtetërore. Mbi 40 mijë nxënës të gjimnazeve të përgjithshme e profesionale në të gjithë vendin iu nënshtruan dje testimit të njohurive në një prej katër gjuhëve të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

“Panorama” boton skemën e vlerësimit me përgjigjet e sakta për dy variantet e anglishtes, në të cilën u testuan shumica e maturantëve. Me gjithë administrimin e rreptë edhe këtë vit Matura çedoi. Kjo pasi ishte e pamundur ruajtja e daljes së tezës së provimit përpara se maturantët të dilnin nga mjediset e shkollave.

Gjatë kohës që këto të fundit testoheshin, rrjete sociale publikuan variantin B të tezës. Gjimnazistët e kryeqytetit flasin për rregulla të rrepta, ndërsa mohojnë kategorikisht abuzime me procesin e administrimit. Maturantët u futën në mjediset e shkollave në orën 08:30 dhe kanë dalë prej aty në orën 12:30.

Për shumë prej maturantëve shkalla e vështirësisë nuk ishte e lartë, kjo edhe për faktin që “Anglishtja” me zgjedhje është një prej lëndëve më të preferuara për maturantët e këtij viti. Testi është i nivelit B1 dhe ka në total 50 pikë. Një maturanti i duhen së paku 10 pikë për të qenë kalues.

Pas katër ditësh, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë me detyrim, Gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa në datën 15 qershor zhvillohet provimi i Matematikës. Të fundit, dy provimet me zgjedhje ku do të futen maturantë të rinj e të vjetër, të përcaktuara në formularin A1/A1Z do të zhvillohen në datën 23 qershor.

testi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY