Greqi, digjet droga e importuar nga Shqipëria

Greqi, digjet droga e importuar nga Shqipëria

52
0
Shares

Policia e Kosturit asgjëson rreth gjysmë toni drogë të importuar nga Shqipëria.
Në Greqi policia e Kosturit ka asgjësuar një sasi të madhe droge, me origjinë nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për sasira drogash që janë sekuestruar gjatë katër muajve të fundit, në operacione ku kanë arrestuar trafikantë shqiptarë dhe grekë.
459 kg kanabis, 16 kg heroinë dhe më shumë se një kilogram kokainë, janë djegur në furrnaltat e një termocentrali në qytetin Ptolemaida.
Djegia u bë në prani të një komisioni që kryesohej nga zëvendësprokurori i Kosturit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY