Berat, drejtori i gjimnazit: Nuk kam abuzuar me vajzat, i kam ndihmuar

Berat, drejtori i gjimnazit: Nuk kam abuzuar me vajzat, i kam ndihmuar

76
0
Shares

Jepet masa e sigurisë “burg pa afat” për drejtorin e gjimnazit i cili u ndalua dje nga policia pas denoncimit të dy nxënëseve për ngacmime seksuale.
Para gjyqtarëve ku është dhënë masa e sigurisë, Drejtori ka mohuar akuzat dhe jo vetëm, ai ka shtuar se kishte ndihmuar nxënësit
 “Jo vetëm që nuk kam abuzuar me askënd, por për njërën nga vajzat kam ndërmar një fushatë sensibilizimi për mbledhje fondesh në shkollë, pasi vuan nga një sëmundje gjaku”, mësohet se është shprehur gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e Beratit drejtori i shkollës.
Drejtori i shkollës së Mesme të Përgjithsme “Bab-Dud Karbunara”, Yzedin Hajdaraj u ndalua dje pas denoncimit që i bënë nxënëset me inicialet L.F dhe F.F, 16 vjeçe, banese në Berat për ngacmim seksual.
Prokurori i çështjes Olgert Rumnicikërkoi nga gjykata cilësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të ndaluarin për veprat penale të ‘ngacmimit seksual” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Avokati kërkoi një masë sigurie më të butë. Nga ana tjetër gjykatësja Rudina Palloi cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj të akuzuarit masën e arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY