TABELA/ Sa para duhet të kurseni çdo ditë për t’u bërë milionerë

TABELA/ Sa para duhet të kurseni çdo ditë për t’u bërë milionerë

82
0
Shares

Nëse dëshironi të bëheni të pasur filloni të investoni dhe nisni ta bëni një gjë të tillë sa më parë të mundeni.

“Të bëhesh i pasur është një çështje përkushtimi dhe të qëndruarit sistematik në kursime dhe në një plan investimesh”, shkruan në librin e tij “Çiftet e zgjuara përfundojnë të pasur”, këshilluesi financiar David Bach.

“Nuk ka nevojë të kesh para për të bërë para”, shkruan ai.
“Duhet vetëm që të marrësh vendimet e duhura dhe të veprosh në bazë të tyre.”

Për të ilustruar thjeshtësinë e të bërit para me kalimin e kohës, Bach krijoi një grafik, duke detajuar sa para duhet të vini mënjanë çdo ditë, muaj apo vit, në mënyrë që kur të keni mbushur 65 vjeç të keni kursyer 1 milion dollarë.

Grafiku merr parasysh që e keni nisur me zero para investim.

Teksa shifrat në këtë grafik mund të mos jenë ekzakte, në vetvete ilustron se me përkushtimin e duhur për të kursyer, qoftë edhe pak dollarë në ditë, ose lekë në rastin e Shqipërisë, diferenca mund të jetë e madhe.

Kështu që, herën tjetër që po mendoni të pini një kafe të dytë, apo të uleni në një lokal që e ka atë mbi 200 lekë, mendoni për këtë grafik dhe ato para vendosini mënjanë tek kursimet.


*
Në grafik tregohet mosha përkatëse duke nisur nga 20 vjeç, ku paratë që duhet të hiqni mënjanë janë 2 dollarë (rreth 250 lekë) çdo ditë dhe në fund të muajit do të keni kursyer plot 61 dollarë (rreth 7 500 lekë). Ndërsa në vit shifra shkon në 730 dollarë (90 000 mijë lekë).


Paratë që duhet të hiqni mënjanë, sipas grafikut shtohen në bazë të moshes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY