“The Guardian”: Azilantët shqiptarë janë kthyer gabimisht nga Britania

“The Guardian”: Azilantët shqiptarë janë kthyer gabimisht nga Britania

59
0
Shares

Qindra azilkërkues shqiptarë në Britani mund të jenë kthyer gabimisht në 5 vitet e fundit! Lajmi raportohet nga britanikja “The Guardian”që shkruan se “Home Office” në Britani ka përdorur udhëzime të vjetëruara përkundrejt një vendimi të Gjykatës së Apelit në vitin 2011. Viktimat e trafikut njerëzor, dhunës në familje apo persekutimit për shkak të prirjeve seksuale janë deportuar gabimisht në Shqipëri pasi vendimi për refuzimin e azilit dhe kthimi është mbështetur mbi udhëzime të pasakta.
Në tetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit vendosi që gjykatat dhe “Home Office” (Zyra e Brendshme) nuk mund të mbështeteshin më në dëshmi të ekspertëve që ishin përdorur më parë, që deklaronin se ishte e sigurt t’i dërgonin këto grupe në Shqipëri. Megjithatë, “Home Office” dhe gjykatat vazhduan të përdorin këto evidenca për pesë vitet e ardhshme.
Është i paqartë fakti se pse “Home Office” ose gjykatat kanë anashkaluar vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2011. Gabimet e bëra dolën në pah ditën e marte, kur Gjykata e Apelit dha një vendim për një çështje të ngjashme.
“Si rrjedhojë, shumë shqiptarë viktima të trafikut e të dhunës dhe ata që kanë bërë kërkesë për azil të bazuar mbi seksualitetin, mund të bëjnë kërkesa të reja për azil nëse janë akoma në Mbretërinë e Bashkuar dhe u janë refuzuar kërkesat e para të bazuar në evidencën e ekspertëve. Ata që janë rikthyer tashmë mund të jenë përballur me persekutim pasi kanë mbërritur në shtëpi” raporton “The Guardian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY