OSBE/ ODIHR zbarkon në Shqipëri, një suedez në krye të këtij Misioni

OSBE/ ODIHR zbarkon në Shqipëri, një suedez në krye të këtij Misioni

56
0
Shares

Prej ditës së sotme do të nisë punë në Shqipëri Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.
“Prezenca e OSBE në Shqipëri përshëndet ngrohtësisht Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR që do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë të planifikuara për në 18 qershor 2017.
MVZ i OSBE / ODIHR do të fillojë aktivitetet e saj në Tiranë më 8 maj 2017. Në përputhje me mandatin e OSBE / ODIHR, vendosja e misionit vjen pas një ftese zyrtare nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të vëzhguar këto zgjedhje dhe bazohet në gjetjet dhe konkluzionet e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të zbatuara nga 6 deri më 9 mars 2017”, thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE.
Mësohet se kreu i këtij Misioni në Tiranë, do të jetë Peter Tejler, një ish-ambasador i tërhequr tashmë nga karriera diplomatike.
Tejler ka qenë ambasador i Suedisë në disa vende, shef i misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve në Uzbekistan. Ai ka qenë gjithashtu këshilltar i lartë për çështjet e Lindjes së Mesme.
“Në nisje të misionit të OSBE-ODHIR për monitorimin e zgjedhjeve të 18 qershorit , ky organizëm do të mbajë një konferencë për mediat këtë të martë në orën 11:00. Ambasadori Peter Tejler, kreu i delegacionit të OSBE do të prezantojë funksionin e misionit dhe aktivitetin e tij. Gjatë ditës së zgjedhjeve, delegacionit të OSBE-ODIHR do t’i bashkohet edhe një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE. Delegacioni i monitorimit të OSBE-ODHIR dhe prezenca e OSBE në Shqipëri operojnë në mënyrë të pavarur gjatë mandateve të tyre. Konferenca zhvillohet në orën 11 këtë të martë”, thuhet në njoftimin për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY