NDRYSHIMET/ Lëvizje edhe në Policinë Vendore, kush ikën e kush vjen nëpër...

NDRYSHIMET/ Lëvizje edhe në Policinë Vendore, kush ikën e kush vjen nëpër qarqe

85
0
Shares

Prej kohësh në Policinë e Shtetit kanë nisur lëvizje të shumta. Duke nisur nga Tirana dhe më pas në 12 qarqet e vendit kanë ndodhur ndryshime në rang drejtorësh por edhe zëvendësve dhe shefave të Komisariateve.
Shefi i Komisariatit Shkodër, Alfred Cenaj është emëruar në Durrës si shef i seksionit të krimit të organizuar.
Ndërkohë shef i Komisariatit të Shkodrës emërohet Hamdi Shullani.
Një tjetër lëvizje në veri është edhe e shefit të Komisariatit të Pukës.
Gazmend Demrozi që drejtonte këtë Komisariati largohet dhe në vend të tij emërohet Pal Marku.
Ndërkohë shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili tashmë do të jetë shef i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz.
Në Krujë shkon shef i Komisariatit Ervin Ndreu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY