Dështon projekti i vilave të Lalzit Bay, pronat u kthehen Toptanëve

Dështon projekti i vilave të Lalzit Bay, pronat u kthehen Toptanëve

147
0
Shares

Gjykata e Rrethit të Durrësit ka vendosur që të lirojë dhe dorëzojë dy pasuri prej 250 mijë metra katror në total  në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit,-  që do përdorej nga kompania Lalzit Bay për ndërtimin e një kompleksi vilash -, tek pronarët fillestarë të saj.


Padia ishte ngritur në fillim të këtij viti nga Rea Toptani dhe Hektor Bregasi kundër kompanive Lalzi Villas shpk, Lalzi Partnership shpk, pasi këto të fundit kishin zgjidhur në mënyrë të njënashme kontratën si dhe nuk kanë paguar çmimin e plotë të shitblerjes së truallit sipas afateve të rëna dakord nga palët. Si rrjedhojë, paditësit kishin kërkuar lirimin dhe dorëzimin e një pasurie me sipërfaqe 100 mijë m2 (10 ha) dhe 150 mijë m2 (15), pra gjithsej 25 ha, të regjistruara në zonën kadastrale 1925, në ZRPP Durrës.
Gjykata e mori vendimin në mungesë, pasi  pala e paditur (Lalzi Villas shpk dhe Lalzi Partnership shpk) nuk u paraqit në gjykim.

Projekti që nuk u bë kurrë

Sipas ekstraktit në QKR, Lalzi Villas është krijuar në qershor 2009, kur rezulton të ketë lidhur edhe kontratën me pronarët e tokës në një nga zonat më të lakmuara, atë të Gjirit të Lalzit. Aksioneri i saj është Lalzit Bay Group, i cili i bleu aksionet në vitin 2013 nga CSS Property Partners, që ishte në pronësi të një britaniku. Lalzit Bay është një kompani offshore, e regjistruar në Ishujt Virxhin. Çmimi me të cilin Lalzit Bay bleu aksionet, sipas kontratës së depozituar në QKB ishte vetëm 100 lekë.
Për vite me radhë, kompania reklamoi ndërtimin e vilave luksoze në Gjirin e Lalzit, duke pasur si target kryesor të huajt. Në faqen e saj të internetit ajo vazhdon të reklamojë se po ndërton një nga komplekset më luksoze të vilave në bregdetin e Adriatikut, në një vend mahnitës, vetëm 20 minuta nga aeroporti ndërkombëtar.
Lalzi Villas kishte filluar ndërtimin e një kompleksi vilash në truallin brenda pasurisë 150 mijë m2 në Hamall dhe fillimisht ka bërë një pagesë të pjesshme të çmimit të kontratës, por ka qenë gjithnjë me vonesë. Më 20 janar 2016, kjo palë u është drejtuar pronarëve të truallit, duke u njoftuar në mënyrë përfundimtare për zgjidhjen e marrëdhënies kontraktore në mënyrë të njëanshme, për shkaqe pamundësie financiare, sipas Gykatës.
Po në janar 2016, kompania braktisi investimin për pamundësi financiare, duke krijuar konflikte me pronarët dhe duke lënë fatura të papaguara ndaj të tretëve.
Kompania duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Të gjitha fletëthirrjet në adresën zyrtare të saj, Kullën Green Park Toëer, janë kthyer me shënimin se kompania nuk u gjet në adresën e deklaruar, ndërkohë që nuk ka lënë adresë tjetër dhe as ka caktuar përfaqësues ligjorë.
Krahas pronarëve të tokës, “Murati sh.p.k.”, T & G Alba sh.p.k., Mane TCI kanë paditur Lalzit Villas për mospagesa të faturave apo prishje të njëanshme të kontratës.monitor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY