Ronela e imiton, Bleona ironizon: Kush je ti moj motër?

Ronela e imiton, Bleona ironizon: Kush je ti moj motër?

74
0
Shares

Në emsionin “Xing” të Ermal Mamaqit këtë javë do të jetë e ftuar këngëtarja Ronela Hajati.
Sic dihet Ermali gjithmone prezanton të ftuarit në faqen e tij në instagram. Mesa duket këtë radhe e ka prezantuar Ronelën në një tjetër version. Ai ka publikuar një video ku ajo imiton këngëtaren Bleona Qerreti, duke kënduar këngën ‘Adoleshenca’.
Kjo ka shkaktuar konflikt ndërmjet Bleonës dhe komentuesve.
Në momentin e parë që Bleona ka parë videon është shprehur “Kush është kjo motra?”.
Mirëpo, në një koment më poshtë, Bleona sqaron se ishte vërtet një keqkuptim dhe se ajo ka një marrëdhënie të mirë me Ronelën. Në koment Bleona përmend dhe faktin që kur ajo këndonte në vitin 1997, të tjerët “ishin me kallash në duar ose hanin trahana në shtëpi 7 veta në një tepsi”.
Dhe kaq ka mjaftuar, që ndaj saj të nisë një sulm me komente që ka degjeneruar në fjalor ofendues nga të dyja palët.
Ermali dhe Ronela kanë qëndruar në heshtje deri tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY