Borchardt del nga zyra e Tahirit dhe përgënjeshtron Borchardt

Borchardt del nga zyra e Tahirit dhe përgënjeshtron Borchardt

62
0
Shares

Pas përgënjeshtrimit të djeshëm që OSCE i bri shefit të saj në Tiranë Bernt Borchardt, sot kreu i kësaj prezence, ka zgjedhur të përgënjeshtrojë veten.
Këtë e ka bërë pasi u thirr nga ministri i Brendshëm, me të cilin Borchard sqaroi “keqkuptimin.
Deklarata e pak ditëve më parë e ambasadorit të OSBE-së, Bernt Boschardt se 2 miliardë euro mund të përdoren në zgjedhjet e 18 qershorit për të blerë deputetë, shkaktoi reagime të forta në ambientet politike.
Kjo ishte edhe tema kryesore e diskutimit sot gjatë takimit që ambasadori i OSBE-së Borchardt pati me ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Në deklaratën për mediat, ambasadori tha gjithashtu se u diskutua që kjo sasi parasysh të qëndrojë larg zgjedhjeve.
Mbrëmjen e dy ditëve më parë, kreu i OSBE-se me anë të një deklarate hodhi akuzën e rëndë se në vendin tonë qarkullojnë mbi 2 miliardë euro, para droge që do të shërbejnë për blerjen e vendit të deputetit.
Por dje kjo deklaratë pati një kundëdeklaratë sërish nga ana e OSBE-së, duke thënë se në fakt deklarata e ambasadorit Borchard bënte fjalë për vitin 2013 e jo për 2017.
DRONI.al

Komentet e ambasadorit Borchardt pas takimit me ministrin Tahiri

saimir tahiri - brent bochard 


Pyetje:
Cili ishte qëllimi i takimit me Ministrin sot?


Ambasador Borchardt:

I dorëzova Ministrit një raport vlerësimi për bashkëpunimin midis OSBE-së dhe Policisë, që mbulon periudhën 2009-2015. Ky raport përmban disa rekomandime dhe përfundime, për të cilat diskutuam. Më pas, diskutuam, sigurisht, edhe për planet e bashkëpunimit në të ardhmen, që i kemi diskutuar tashmë edhe me policinë, të cilën dëshirojmë ta mbështesim në disa fusha. Ato shtrihen nga masat kundër ekstremizmit të dhunshëm, te policimi në komunitet e deri te lufta kundër krimit të organizuar.


 


Pyetje:
Para pak ditësh bëtë një deklaratë ku thatë që qarkullojnë dy miliardë euro. A i qëndroni sërish kësaj deklarate?


Ambas
ador Borchardt:

Natyrisht. Pati disa keqkuptime në publik, të cilat i sqaruam përmes një teksti në Twitter.


 


Pyetje:
Që do të thotë?


Ambasador Borchardt:

Në vitin 2013-n ka pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit këtu në Shqipëri. Ishin rreth 1,000 ton, të cilat kur shiten në rrugët e Berlinit, Romës, apo kudo gjetkë në Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliardë euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milionë bimësh kanabis. Kjo tregon se ka ende shumë energji kriminale dhe unë do të doja ta përgëzoja policinë që ka gjetur një sasi kaq të madhe, por sekuestrimet që vazhdojnë në Adriatik, në kufirin me Greqinë dhe në vende të tjera tregojnë se kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne folëm edhe për mënyrat dhe mjetet me të cilat ne mund ta mbështesim policinë në këtë punë. Në të njëjtën kohë, diskutuam shkurtimisht edhe për nevojën për të çuar përpara reformën zgjedhore, veçanërisht me qëllim për të ndaluar paratë e pista që të përdoren në procesin zgjedhor. Gjithçka sa thashë, e shprehëm me katër fjali në Twitter dje. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY