Tritol pallatit 20 katësh te Shkëmbi i Kavajës

Tritol pallatit 20 katësh te Shkëmbi i Kavajës

44
0
Shares

Policia e Durrësit bëri të ditur se ka gjetur një sasi tritoli të vendosur në katin e 18 të një pallati 20 katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

Ngjarja është konstatuar paraditen e djeshme kur shtetasi E.Sh. 19 vjeç, banues në Tiranë, njoftoi se, në lagjen Nr.13 (Shkëmbi i Kavajës), në katin e 18-të të godinës 20 – katëshe në pronësi të babait të tij, kishte konstatuar 6 kallëpë të dyshuar me lëndë plasëse.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpë, të dyshuar me lëndë plasëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq policia e Krujës ka konstatuar një rast tjetër të dinamitit.

“Më datë 24.02.2017, rreth orës 03:15, në fshatin Borizanë, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, në mjetin tip Peugeot, në pronësi të shtetasit A.H. 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale ku është krisur xhami i parë”, raporton policia. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY