Basha ashpërson gjuhën, ja thirrjet e tij sot nga çadra e protestës

Basha ashpërson gjuhën, ja thirrjet e tij sot nga çadra e protestës

37
0
Shares

Kreu i PD-së ka ashpërsuar gjuhën dhe thirrjet e tij sot para protestuesve në çadrën e ngritur prej shtatë ditësh ë Bulevardin kryesor të Tiranës.
“Ngacmimin” Basha e ka marrë nga informacioni, sipas të cilit, e ëma e këngëtares së njohur, është larguar sot nga puna në TVSH, pasi e bija e saj Ramona Tullumani, ju bashkëngjit protestës.
“Sot, nëna e këngëtares Ramona Tullumani, është larguar nga puna në TVSH, pasi e bija e saj (Ramona), përshëndeti protestën tonë. O Thoma Gëllci o plehrë, do të heqim zvarrë nga ajo zyrë. Shpojini gomat e makinës thyejani dritaret atyre që luajnë me ju që ju largojnë nga puna. Për çdo padrejtësi reagoni, mos ktheni faqen tjetër, por qëlloni me grusht për çdo padrejtësi”, u shpreh Basha.
Duke bërë përgjegjës kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për situatën kriminale dhe trafikun e drogë, Basha kishte edhe një apel për ambasadorin amerikan Donald Lu.
“Ambasadori amerikan, zbato të njëjtin standard hiqi vizën Edi Ramës, hiqi vizën Saimir Tahirit”, ishte një tjetër thirrje  që adresoi sot Basha.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY