Kërkesat në Gjykatë, shtohet numri i bizneseve që po falimentojnë

Kërkesat në Gjykatë, shtohet numri i bizneseve që po falimentojnë

34
0
Shares

Numri i bizneseve që kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën e Tiranës për të nisur procedurat e falimentimit ka ardhur në rritje.
Deri tani, statistikat zyrtare flasin për 30 raste, nga të cilat 7 janë të reja (të nisura në 2 muaj) dhe pjesa tjetër të mbartura nga viti i kaluar.
Të paktën në dy vitet e fundit, numri i bizneseve që kanë filluar procedurat e falimentit është në rritje, Në vitin 2014 ishin 22 kompani që kërkuan hapje procesi në gjykatë, ndërsa në 2015-n, numri shkoi në 64.
Në total, numri i çështjeve civile në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë llogaritet në 6.835 nga të cilat 1,533 deri tani janë të reja.
Duke u gjykuar, në proces falimenti janë emra të njohur kompanish që u përkasin fushave të ndryshme, të tilla si: Volalba (për të cilën ka nisur shpërndarja e detyrimeve ndaj kreditorëve, si dhe është marrë vendimi për procedimin e ankandit të tretë për shitjen me pjesë); Belle Air (në proces dhënie informacioni për inventarizimin e aseteve); por edhe shoqërive të tjera si Arbi -D, AGC-Retail, Valsir etj.

Skema e afateve të falimentit

Procedura e falimentit realizohet përmes

-likuidimit
-riorganizimit
-ristrukturimit të borxhit për konsumatorët me të ardhura të rregullta
-ristrukturimit të borxhit për subjektet tregtare përmes marrëveshjeve jashtëgjyqësore, të miratuara nga Gjykata e Falimentimit.

Kufijtë e zbatimit të ligjit për falimentin

-Ndaj çdo debitori, person fizik dhe juridik
-Edhe pas prishjes së personit juridik që ende nuk është likuiduar
-Ndaj shoqërive tregtare, të thjeshta, sipërmarrëse, tregtarëve si persona fizikë dhe individë, konsumatorë
-Ndaj shoqërive me kapital publik ose shtetëror, të organizuara si person juridik privat
-Ndaj subjektit që ushtron veprimtari në një sektor publik kur i është hequr licenca, ose nëse nuk rregullohet me ligj tjetër
-Nuk zbatohet për shoqëritë e sigurimit, banka, institucionet që grumbullojnë depozita nga publiku, institucionet financiare
-Nuk mund të fillojë ndaj subjekteve publike, objekt i së drejtës administrative.
Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY