Lezhë, Policia “shfajëson” Arben Ndokën, “shpall në kërkim” dy palë iniciale për...

Lezhë, Policia “shfajëson” Arben Ndokën, “shpall në kërkim” dy palë iniciale për rrahjen e Agustin Markut

56
0
Shares

Policia e Lezhës, ia ka arritur “të shfajësojë” ish-deputetin Arben Ndoka, për dhunën dhe rrahjen fizike që ushtroi ndaj ish-deputetit Agustin Marku, aktualisht Nënkryetar i Këshillit ët Qarkut të Lezhës.
Policia e Lezhës “zëvendësoi” Arben Ndokën, me dy palë iniciale K. N., 21 vjeç  dhe S. N., 18 vjeç, si dhunuesit e 54-vjeçarit, të cilët edhe i ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë, persona të paidentifikuar kanë sulmuar mesditën e djeshme ish-deputetin e PS-së, aktualisht nënkryetar i Qarkut të Lezhës, Agustin Markun. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur sot, teksa Marku ka dalë nga një kafene në Lezhë. Të njëjtat burime thonë se Marku ishte vetëm kur tre persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte.

Njoftimi i Policisë së Lezhës


agustin marku
Agustin Marku


Më datë 20.02.2017,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K. N., 21 vjeç  dhe S. N., 18 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta 2 shtetas dyshohet se rreth  orës 13:30,  në lagjen Skënderbeg të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. M., 54 vjeç,  banues në  Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.
Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal  Lezhë, shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”,  “Dëmtime të tjera me dashje” dhe  “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 237 të Kodit Penal.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Mësohet emri i deputetit që rrahu ish-deputetin e PS-së në Lezhë
/web/Mesohet_emri_i_deputetit_qe_rrahu_ish_deputetin_e_PS_se_ne_Lezhe_34180_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY