VENDIMI/ Amerikania përndiqte princin shqiptar, dënohet me 6 muaj burg

VENDIMI/ Amerikania përndiqte princin shqiptar, dënohet me 6 muaj burg

48
0
Shares

Një vajzë 25-vjeçare me banim në Tiranë, i ka rënë në kokë për Princ Lekën në një kohë që ai kishte caktuar dasmën me aktoren Elia Zaharia.
Për shkak të ndjenjës që ushqente për të, e reja me shtetësi maqedonase dhe amerikane Fitore Bekteshi, ka përndjekur për muaj me radhë çiftin e ri të familjes mbretërore. Ajo u është ngjitur atyre, gjatë aktivitetit të përditshëm duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo dhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet. Bekteshi ka guxuar të futet edhe në oborrin e familjes Zogu ku nuk ka kursyer deklarata  dashurie me zë të lartë për Lekën në ambiente publike si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se “do ta përcillte”.
Më 12 korrik 2016, aktorja Zaharia e ka kallëzuar në Policinë e Tiranës dhe vajzën e dënuan me arrest shtëpie.  Gjatë hetimit e pandehura e ka pranuar se e ka përndjekur Leka Zogun:
“Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua është një diell më tepër, dielli vetë”.
Në tetor 2016, ditën e dasmës mbretërore, Bekteshi e ka shpërfillur masën e sigurisë arrest shtëpie për të qenë e pranishme në ceremoni.
Më 16 shkurt 2017,
Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin duke vendosur
deklarimin fajtore dhe dënuar me 6 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY