EMRI – GRABITJA/ Arrestohet një tjetër pjesëtar i fisit Kupa

EMRI – GRABITJA/ Arrestohet një tjetër pjesëtar i fisit Kupa

35
0
Shares

Listës së personave të arrestuar lidhur me grabitjen e ndodhur më 9 shkurt në Qafë Kashar, i është shtuar dhe një person. Burime zyrtare nga policia pohuan se bëhet fjalë për një pjesëtar të fisit Kupa. Ndërkohë burime për ‘News24’ shprehen se një tjetër person është shpallur në kërkim.
Në sajë të operacionit “Patriot”, u bë e mundur kapja sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, të shtetasit të shpallur në kërkim Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e
Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY