Rama ngre duart lart: Policia e Shtetit nuk ka gisht

Rama ngre duart lart: Policia e Shtetit nuk ka gisht

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndodhitë e fundit në vend dhe grabitjen e së enjtes në rrugën e Rinasit, ku u morën 3.2 mln dollarë nga blindi i një banke.
Rama i del në mbrojtje Policisë së Shtetit, për të cilën thotë se jo vetëm që nuk ka gisht por edhe ka zbardhur grabitjet. Kryeministri rikujton se në qeverisjen e kaluar ndodhën 32 grabitje bankas.
“Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, tha Rama.
Ju jeni dëshmitarë se qysh nga dita e parë e qeverisjes nuk janë mbushur një ditë e vetme pa sulmuar policinë dhe ministrin e Brendshëm si dhe për të baltosur atë. Nuk ka mbetur akuzë pa u përsëritur për këtë qeveri që mund të ketë bërë gabime, por ne po përpiqemi të bëjmë shtet. Policia nuk është rastësisht institucioni më i besuar dhe jo rastësisht më i sulmuari. Nuk do ndalim rrugën e reformave. Do provojmë se mbështetja që i japin qytetarët policisë nuk do të shkojë kot.
 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY