HISTORIA/ Ruzhdia i jep fund martesës publikisht

HISTORIA/ Ruzhdia i jep fund martesës publikisht

42
0
Shares

Në emisionin “Kam një mesazh për ty” një grua e quajtur Ruzhdia kishte ftuar mamanë e saj, ku i deklaroi vendimin e ndarjes nga burri me të cilin nuk fliste prej një muaji. Historia e saj është e trishtë, pasi ajo ka mbetur jetime që në moshën 10 vjeçe, pasi u nda nga jeta i ati i saj. Por mamaja e saj është kujdesur që Ruzhdies, motrave dhe vëllezërve të mos u mungonte asgjë.
Pas një kohe ajo është njohu me babain e fëmijës së saj Vinin, me të cilin ajo i ka dhënë fund martesës. Ruzhdia tregoi se prindërit e Vinit kërkonin që ta shfrytëzonin financiarisht, aq sa Vini nuk e dëgjonte më asgjë dhe bënte thjesht çfarë i thonin prindërit.
Martesa e tyre arriti kulmin kur Vini e lajmëroi nga Gjermania, ku i thoshte se ishte larguar dhe që prej asaj kohe kanë një muaj që nuk flasin. Me lot në sy Ruzhdia tha se në atë kohë u fut në punë që të punonte si pastruese vetëm për 120 mijë lekë sepse askush në familjen e Vinit nuk po punonte. Por sot te Arditi, jo vetëm që ftoi mamanë e saj, por Ruzhdia vjen me një mesazh dhe vendim shumë të fortë. Ajo e tregoi publikisht se do të ndahej nga Vini.
“Ashtu siç ai iku pa më pyetur mua, edhe unë po e them këtu mes të të gjithëve, se ia dorëzoj Vinit unazën pa e pyetur atë. Mami, unë dua ta dish që për mua duhet ta mbash kokën lart. Pa mbështetjen tënde dhe të vëllezërve, unë nuk do të bëja dot asgjë. Do ta rrisim djalin tim bashkë, dhe do të bëhet një fëmijë i zgjuar e i shkathët.”, tha Ruzhdia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY