4 mln dollarë për mobilie zyrash, ja cilat janë ministritë që shpenzuan...

4 mln dollarë për mobilie zyrash, ja cilat janë ministritë që shpenzuan më shumë

360
0
Shares

Deri në nëntor të vitit 2016, janë shpenzuar rreth 4 milionë dollarë për mobilim zyrash nga ana e Ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore.
Report Tv ka zbardhur të dhënat zyrtare të shumave të paguara për blerje mobiliesh e pajisjesh zyrash nga ana e institucioneve, duke nisur nga Presidenca, te Ministritë dhe institucionet e varësisë së tyre.
Ndër institucionet që kanë shpenzuar më shumë është Ministria e Financave, e Mbrojtjes. Vetë Ministria e Financave ka shpenzuar 11.8 milionë lekë për blerje orendish, afërsisht 100 mijë dollarë.
Dy institucionet e varësisë së saj, Tatimet dhe doganat kanë shpenzuar përkatësisht 15 milionë lekë dhe 20 milionë lekë për mobilim zyrash, që e çon shifrën totale për Ministrinë e Financave në rreth 400 mijë dollarë.
Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar deri në nëntor 10 milionë lekë për pajisje zyrash. Kësaj shume i duhen shtuar edhe rreth 14 milionë lekë për mobilimin e dy reparteve ushtarakë.
Më pak kanë shpenzuar Ministria e Zhvillimit Urban dhe ajo e Ekonomisë, përkatësisht 4 milionë lekë dhe 2.3 milionë lekë.
Ndërkohë që Nuk kanë shpenzuar fondin e parashikuar për blerje orendish e pajisjesh për zyrat Ministria e Mirëqenies Sociale, megjithëse kanë pasur në dispozicion nga buxheti i shtetit për këtë qëllim përkatësisht 36 milionë lekë dhe 8 milionë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY