Shqipëria, shteti i dytë më i braktisur në Evropë

Shqipëria, shteti i dytë më i braktisur në Evropë

44
0
Shares

Shqipëria është renditur vendi i dyte më i braktisur në Evrope.
The Independet ka publikuar hartën që flet për gjendjen e emigracionit në shtetet Evropiane. Bosnje Hercegovina mban vendin e parë me 43.3 % të popullsisë së larguar ose 1.6 milion njerëz. Pas saj vjen vendi ynë me 38.8% ose rreth një milion banorë që kanë vendosur të jetojnë jashtë kufijve të saj.
Një fluks i shtuar i shqiptarëve që kërkonin azil kryesisht në Gjermani u vu re përgjatë viteve 2014 e 2015. Aplikimet e tyre shpesh ia kalonin dhe atyre të sirianeve.
Kjo detyroi autoritetet e vendeve Evropiane të ndryshonin procedurat e riatdhesimit të azilkërkuesve. Ndërkohë që me një numër të lartë të të larguarve përballet edhe Maqedonia e cila vjen pas Shqipërisë me 24.8%.
Ajo ndiqet nga Portugalia me 22.3%, Mali I Zi me 22.1% Moldavia me 21.8 % dhe Kroacia me 20.4%.  Lituania dhe Irlanda janë thuajse në të njëjtat nivele ndërsa Rumania renditet në vend të dhjetë me 17.5% të njerëzve në emigracion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY