SKANDAL & DOKUMENTE/ Ja si Qeveria falsifikon mbledhjet dhe vedimet e saj

SKANDAL & DOKUMENTE/ Ja si Qeveria falsifikon mbledhjet dhe vedimet e saj

82
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani në daljen sot para medieve, akuzoi midis të tjerave Qeverinë për falsifikim, konkretisht për vendimmarrje pa u mbledhur.
“E dini ju që më 30 dhjetor Qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur? Verifikojeni sistemin TIMS se gjysma e ministrave janë jashtë shtetit dhe vendimi është marrë për të shkarkuar një të dekriminalizuar që duhej shkarkuar”.
Kështu deklaroi Manjani sot.
Nga një vështrim i Fletoreve Zyrtare, konfirmohet akuza e Manjanit, ndërsa shihet se Qeveria ka dy vendimmarrje, në dy ditë të ndryshme 29 dhe 30 dhjetor, pa u mbledhur.
vk0Zyrtarisht mbledhjen e fundit, për vitin 2016, Qeveria e ka bërë në 28 dhjetor. Kjo është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Sipas edhe publikimit të VKM-ve në “Feltorja Zyrtare” (Nr. 260), shihet se VKM-ja e fundit e kësaj date mban Nr. 953.
vkPor, në datën 29 dhjetor, Qeveria, sipas “Fletorja Zyrtare” (Nr. 255) ka bërë një tjetër mbledhje dhe me vendimin Nr. 952, ka vendosur “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Z. Elvis Roshi”.
vk1Ky vendim fsheh edhe një skandal tjetër. Jo vetëm që zyrtarisht për këtë mbledhje qeverie nuk ka asnjë njoftim, por nga njëra anë vërehet se megjithë se mbledhja i përket një date me vonë (29. 12. 2016) se sa ajo e bërë publike zyrtarisht (28. 12. 2016), nga ana tjetr vërehet se VKM-ja (Nr. 952, datë 29. 12. 2016) “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Z. Elvis Roshi” mban një numër rendor më të vogël se VKM-ja e një dite më parë, (Nr. 953, datë 28. 12 2016) “Për lirimin dhe emërimin nga/në detyrë të Zëvendëskryetarit dhe të një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
vk2Por, ndërsa ky skandal zbulon falsifikimin e numrit të vendimeve, krahas edhe falsifikimit të datës së (mos)mbledhjes së Qeverisë, sërish, në datën 30 dhjetor, sipas “Fletorja Zyrtare” (Nr. 256) Qeveria pretendon se është mbledhur dhe ka marrë të paktën edhe një vendim tjetër (VKM Nr. 954) “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2017”.
vk3Ish-ministri Ylli Manjani denoncoi një vendim qeverie, pa u mbledhur ministrat. Siç duket, janë të paktën dy vendime qeverie që janë marrë në dy ditë të ndryshme, në kushtet, kur sipas Manjanit dhe sistemit TIMS, ministrat as që nuk ndodheshin në Shqipëri dhe jo më në mbledhje.
“Le të guxojë ta bëjë një veprim të tillë dhe të firmosë një letër një qytetar i thjeshtë, e harrojnë në burg për falsifikim dokumentesh. Kryeministri firmos  vendime qeverie që nuk kanë ndodhur”, denoncoi midis të tjerave sot ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY